Saturday, 16. May 2026
Sport

Dokumentari “4 Çerekët”, rrëfimi për historinë e basketbollit të Kosovës

GS 24/04/2025 1 Min. Lesezeit

Në një kohë kur historia e sportit shpesh mbetet jashtë vëmendjes së kujtesës kolektive, dokumentari “4 Çerekët” vjen si një rikthim emocionues te rrënjët e basketbollit kosovar.

Nën drejtimin kreativ të autorit dhe producentit Leart Hoxha, prodhim i Katror Media dhe me kontributin e ish-basketbollistit dhe gazetarit sportiv Blerim Vuniqi, ky projekt që është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përpiqet jo vetëm të tregojë por edhe të ruajë për brezat e ardhshëm një rrëfim të dokumentuar për sportin e basketbollit në Kosovë – për sportistët, ngjarjet dhe momentet që e kanë formësuar atë.

Dokumentari është strukturuar në katër episode – një ndarje simbolike që ndjek formatin e një ndeshje basketbolli.

Episodi i parë i dokumentarit “4 Çerekët” do të ketë premierën zyrtare më 25 prill, përballë komunitetit të basketbollit, sportistëve dhe publikut të gjerë.

Kjo ngjarje e rëndësishme do të mbahet në Kolegjin AAB të premten nga ora 18:00.

Teilen: