• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhuntoli: Vazhdojmë me Igorin, po punojmë të mbajmë huazimet

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori teknik i Juventusit, Kristiano Xhuntoli, foli para sfidës kundër Parmës, duke konfirmuar vullnetin e bardhezinjve për të vazhduar me të njëjtin trajner, Igor Tudorin.

xhuntoli

Në intervistën e tij para ndeshjes, dhënë për “DAZN”, Xhuntoli shtoi gjithashtu se është duke negociuar me klubet nga kanë huazuar disa lojtarë, për t’i mbajtur në skuadër edhe gjatë Botërorit të Klubeve.

“Ne kemi qenë të qartë që në fillim, dëshira dhe shpresa është që të vazhdojmë bashkë, por është një vendim që do ta marrim në fund të Kampionatit Botëror për Klube”, u shpreh fillimisht drejtori i Juventusit, Xhuntoli, i cili më pas sqaroi mundësinë për të mbajtur disa nga lojtarët që ka në formë huazimi edhe për Botërorin e Klubeve.

“Po flasim me klubet përkatëse dhe do mbështetemi shumë te vullneti i futbollistëve. Këto janë vendime që do të merren në fund të kampionatit. Po bisedojmë, shpresojmë të gjejmë zgjidhjen e duhur”, tha ndër të tjera drejtori bardhezi, Kristiano Xhuntoli.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Thierry Henry në bisedime për tu bërë trajner i skuadrës gjermane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.