• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëlqen Dardan Berisha, Peja barazon serinë në 1:1

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një super ndeshje të zhvilluar dhe dramë deri në fund, Peja fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 84:79 (26:11, 20:21, 22:23, 16:24), duke barazuar serinë gjysmëfinale në 1:1.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen, duke krijuar deri në 15 pikë në çerekun e parë 22:7, por më pas mysafirët ngushtuan shifrat, ku kjo pjesë përfundoi 26:11.

Verdhezinjtë kontrolluan edhe periudhën e dytë, që ishte më e baraspeshuar, 20:21, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 46:32.

Prizrenasit u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë, duke bërë që drama të zhvillohet deri në sekondat e fundit.

Portokallezinjtë përmbysën shifrat në 76:77, megjithatë, në fund, vendasit të udhëhequr nga Dardan Berisha, ishin më të mirë dhe triumfuan 84:79.

Te Peja u dallua Dardan Berisha me 23 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi u dallua Jayveous Mckinnis me 15 pikë e nëntë kërcime.

Ndeshja e radhës zhvillohet në Prizren të dielën, derisa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Next Post

Berat Gjimshiti rikthehet në ndeshjen me Leccen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.