Besëlidhja, kampionia në fuqi e basketbollit të meshkujve, është dërrmuese ndaj kundërshtarit që në ndeshjen e parë finale.
Një fitore me 64 pikë diferencë ndaj Teutës, kjo në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në takimin që erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Vetëm në periodën e parë, durrsakët kanë bërë rezistencë, ndërsa Besëlidhja ka fituar ngushtësisht, 27-25. 37-17 perioda e dytë dhe në pushim skuadra e Afrim Bilalit ka kryesuar 64-42.
Një diferencë që vjen duke u thelluar në periodën e tretë, të cilën Besëlidhja e ka fituar 30-8, teksa ka kryesuar 94-50.
E fundit 38-18 dhe përfundimisht 132-68. Madje në momente të caktuara të lojës Besëlidhja ka shkuar dhe në një diferencë prej 70 pikësh diferencë.
Por ajo që duhet theksuar është fakti se vështirë të ketë kundërshtar për skuadrën lezhjane, ndërsa finalja e dytë luhet të hënën në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.