Friday, 15. May 2026
Sport

Fitorja e parë me Anderlehtin, Hasi pas rezultatit të thellë: Ky është vetëm fillimi

GS 25/04/2025 2 Min. Lesezeit

Besnik Hasi po fillon të japë sinjalet e para që kur mori drejtimin e Anderlehtit. Trajneri shqiptar arriti të sigurojë fitoren e parë në stolin e klubit belg, duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje të thellë 5-0 kundër Gent, një rezultat që ka entuziazmuar tifozët dhe ka dhënë menjëherë sinjale të forta për sezonin që pritet.

auto_hasi-12-780x4391741196229

Nën drejtimin e Hasit, Anderleht tregoi një lojë të balancuar, të shpejtë dhe agresive në të gjitha repartet. Dominimi ishte i dukshëm që në minutat e para të takimit, ndërsa organizimi i saktë në fushë reflektuan qartë dorën e trajnerit të ri. Ajo që ra në sy ishte energjia dhe mentaliteti i lojtarëve, të cilët dukshëm ishin të motivuar për të bindur Hasin. Pas ndeshjes, trajneri shqiptar u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe theksoi se kjo ishte vetëm një hap i parë.

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe mënyrën si luajtëm. Por ky është vetëm fillimi. Ka ende shumë punë përpara dhe duhet të jemi të përulur”, u shpreh Hasi. Për Hasin, ky është një rikthim në një ambient të njohur, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Anderlehtit si lojtar dhe më pas si pjesë e stafit teknik.

Tani, me peshën e trajnerit kryesor, ai synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe të ndërtojë një projekt të qëndrueshëm dhe fitues. Fitorja 5-0, e cila është e para për trajnerin, nuk është vetëm një rezultat, është një deklaratë. Një mesazh se Hasi nuk është thjesht një trajner i ri në pankinën belge, por një lider i vendosur për të lënë gjurmë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: