• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besa kërkon fitore në Shkup ndaj Vardarit, Rexhepi: Presim një ndeshje të fortë

25/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Besës së Dobërdollit synon fitore në fushën e FFM-së në Shkup kundër Vardarit të Shkupit, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Maqedonisë Veriut.

Besa është në presion të fitores për faktin se i duhet si buka për të ikë nga zona e rrezikut.

Futbollisti i Besës, Almir Rexhedpi, ka folur për ndeshjen e nesërme (16.00) ndaj Vardarit.

“Pa dyshim që pas dy rezultateve jo të mira, ekipi është i vetëdijshëm për gabimet dhe ka punuar me përkushtim gjatë javës për t’u përmirësuar.

Kemi analizuar situatat që na kanë kushtuar dhe besoj se do të shohim një reagim pozitiv në fushë.

Kjo fazë e fundit e kampionatit është vendimtare dhe ne jemi të përqendruar maksimalisht.

Në ndeshjen e fundit me Vardarin kemi barazuar, por kemi treguar se mund të përballemi denjësisht me ta. Nesër presim një ndeshje të fortë, por edhe një skuadër të vendosur që do të japë gjithçka për të marrë tre pikët.

Çdo lojtar e di rëndësinë e këtij takimi dhe do të hyjmë në fushë me vetëm një synim fitoren”, thotë Rexhepi.

Vardari është në vend të shtatë me 32 pikë e Besa në të 11-tin me 24 sosh.

Next Post

VIDEO/ Pamje rrëqethëse, policia liron gruan dhe djalin e futbollistit. Ia rrëmbyen në shtëpi kur ai fshihej nën shtrat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.