• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi anulon konferencën për media dhe stërvitjen e hapur, rritet tensioni me gjyqtarët dhe federatën

25/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Raportimet e fundit nga Spanja kanë bërë me dije se Real Madridi po synon të ndërmarrë masa drastike para finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.

Barcelona dhe Real Madridi është paraparë që të përballen nesër (e shtunë) me fillim nga ora 22:00 në ‘La Cartuja’ të Sevillas për finalen e Kupës së Mbretit. 

Megjithatë, gjatë ditës së sotme (e premte) një konferencë për shtyp e gjyqtarit Ricardo De Burgos Bengoetxea i cili është caktuar të ndajë drejtësinë në këtë finale, ka shkaktuar polemika të shumta. 

Gjyqtari në fjalë shpërtheu në lot gjatë konferencës për shtyp duke akuzuar në mënyrë indirekte Real Madridin për presionin që po i bëjnë atij para finales. 

Nga ana e Real Madridit kanë mbetur të shokuar nga pretendimet e gjyqtarit spanjoll dhe ata kanë kërkuar nga Federata e Spanjës që të caktojë një gjyqtar tjetër për të ndarë drejtësinë në finale si dhe dhomën e VAR-it. 

Siç është raportuar deri më tani, kjo kërkesë e madrilenëve është refuzuar nga Federata diçka që ka frustruar Real Madridin. 

Ata tashmë kanë anuluar konferencën për media që është paraparë të mbahet sot si dhe seancën e fundit stërvitore. 

Media të ndryshme kanë konfirmuar se Real Madridi ka mundësi të mos paraqitet fare në fushë nesër në rast se Federata nuk cakton një gjyqtar tjetër

Next Post

Real Madrid anulon stërvitjen para finales, nuk shfaqet as në konferencë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.