• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flick flet për çështjen e Realit me gjyqtarët: Për mua është vetëm sport, vetëm një lojë – vetëm futboll

25/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka akuzuar Real Madridin se po luan pistë me trajtimin që po i bëjnë gjyqtarëve para finales së Kupës së Mbretit.

‘Los Blancos’ e vazhduan kampanjën e tyre ndaj gjyqtarëve spanjollë këtë javë, duke bërë që gjyqtari i finales të shpërthejë në lot para ndeshjes.

Ricardo De Burgos Bengoetxea dhe Pablo Gonzalez Fuertes, gjyqtari në VAR për finalen, kanë dhënë një konferencë për shtyp para ndeshjes, aty ku ky u findit tha se përmbajtja që publikohet nga Real Madrid TV ka pasoja në jetën e tyre.

Ai së bashku me Burgos Bengoetxea kanë thënë se fëmijët e tyre janë bullizuar për shkak të këtyre videove.

Drejtuesit e klubit madrilen më pas kërkuan që gjyqtarët të ndryshohen, por kjo kërkesë është refuzuar nga Federata Spanjolle.

Çuditërisht, kjo temë iu servua për t’u diskutuar Hansi Flickut, i cili dha mendimin e tij para gazetarëve.

“Çfarë duhet të them tani? Për mua, është vetëm sport, vetëm një lojë, vetëm futboll”.

“Është përgjegjësia jonë për të mbrojtur lojtarët, për të mbrojtur të gjithë që përfshihen në lojë. Nuk është mirë”.

“Natyrisht, ndoshta në fushë, ka emocion, por pas ndeshjes duhet që të marrë fund”, ka thënë Flick.

Next Post

Fyerje homofobike ndaj kundërshtarit, futbollisti anglez dënohet me 13 ndeshje pezullim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.