Friday, 15. May 2026
Sport

Shaqiri në mesin e Salah e Lane për gola e asistime

GS 26/04/2025 1 Min. Lesezeit

Xherdan Shaqiri ka pasur një sezon të hatashëm me Baselin e që mund të përmbyllet edhe me titullin kampion për pak javë.

Baseli udhëheq në kampionatin zviceran dhe kjo edhe për meritë të Shaqirit, që ka realizuar plot 31 gola e asistime.

Ai ka 17 asistime dhe 14 gola dhe për këtë të arritur ai është në mesin e më të mirëve në Evropë nga të gjitha ligat dhe në një rang me më të mëdhenjt e sezonit.

Në pozitën e tretë me 31 gola e asitime Shaqiri është në mesin e Mohammed Salah, Viktor Gyokeres e Harry Kane me më së shumti kontribime në gola në këtë sezon nga  top 17 ligat evropiane.

Salah i Liverpoolit prin me 45 gola e asistime, para Gyokeres të Sportingut me 40.

Shaqiri e Harry Kane i Bayernit i kanë nga 31 secili dhe top-pesëshen e mbyll Omar Marmoush i Manchester Cityt me 30.

Teilen: