• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-lojtari i Chelseat pensionohet nga futbolli për t’iu bashkuar ushtrisë ukrainase në luftë

26/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ish-lojtar i Chelseat është pensionuar në moshën 24-vjeçare pasi humbi shijen ndaj futbollit dhe ai është i gatshëm që t’i bashkohet luftës në Ukrainë.

Nicolas Tie, shumë kohë më parë cilësohej si një portier premtues tek Chelsea, por ai tashmë ka marrë vendimin befasues për t’u pensionuar nga futbolli në moshën 24-vjeçare.

Në vend se të vazhdojë rrugëtimin e tij sportiv, Tie ka zgjedhur që të ndjekë një jetë shërbimi ushtarak në ushtrinë francize.

I lindur në Lille, Tie shpenzoi tri vite në ‘Stamford Bridge’, mes viteve 2017 dhe 2020.

Ani pse ai nuk ka debutuar asnjëherë me ekipin e parë, ai mori eksperiencë të çmueshme në Championship, UEFA Youth League si dhe në grupmoshat U18 të Ligës Premier.

Duke kërkuar mundësi më të mëdha, Tie u transferua tek klubi portugez Vitoria SC në vitin 2020.

Sidoqoftë, as kjo lëvizje e radhës nuk i ndihmoi atij që të bëjë hapin e madh në karrierë ashtu siç ishte parashikuar.

“Kam bërë disa teste të mira dhe kam marrë regjimentin që kam kërkuar. Unë jam gati. Po stërvitem çdo ditë për këtë. Gjithmonë i kam pëlqyer karrierat ushtarake, kështu që i thashë vetes sime: Pse mos t’i bashkohem ushtrisë?”.

“Nuk merrem me politikë. Unë jam I përkushtuar që ta trajtoj problemin nga burimi. Në rast se OPEX (operacionet e brendshme) është i hapur, le të shkojmë. Nuk më frikëson mua”, ka thënë Tie.

Next Post

VIDEO/ Ermir Rashica gjen golin e parë në Ukrainë, ish-sulmuesi i Skënderbeut feston fitoren që shton shpresat për elitën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.