• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani reagon për zërat rreth kurdisjeve të ndeshjes me Malishevën

26/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani ka reaguar në rrjetet sociale për spekulimet që e lidhnin ekipin me kurdisje të ndeshjeve.

Skuadra kampione triumfoi 3:2 të shtunën ndaj Malishevës, në ndeshjen që sipas klubit kishte zëra për manipulim të rezultatit.

Ky është reagimi i plotë i klubit:

FC Ballkani shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë ndaj tentimeve të vazhdueshme për ta përlyer emrin e pastër të klubit tonë.

Duke qenë se në vazhdimësi jemi përballur me sulme nga më të ndryshmet, sot kjo fushatë ka kulmuar edhe me pretendimet e ulëta për trukime ndeshjesh, gjë të cilën në asnjë mënyrë nuk lejojmë të kalojë në heshtje.

Ekipi ynë ligjor do të bëj padi ndaj gazetarit Valon Rashiti, për shpifje dhe tendencë t’i jap hije të keqe emrit të klubit që deri sot i ka dhënë aq shumë futbollit të Kosovës.

Ndaj çdo kundërshtari në fushë kemi luftuar brenda mundësive dhe kapaciteteve tona, kemi fituar, humbur dhe barazuar, por gjithmonë me angazhimin vetëmohues të secilit prej nesh, pasi këtë na e obligon etika, nderi dhe sporti i futbollit.

Siç kemi bërë deri sot, do të vazhdojmë t’i rrisim dhe edukojmë gjeneratat e reja të FC Ballkanit dhe gjithë Kosovës, që në fushë futbollistët duhet të zbresin për të luftuar 90 minuta, duke dhënë gjithçka nga vetja.

Askush nuk mund të luaj me djersën tonë!

Next Post

Ipswich Town dhe Arijanet Muric bien nga Premierliga

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.