Friday, 15. May 2026
Sport

03 triumfon në Pejë

GS 27/04/2025 1 Min. Lesezeit

Në Pejë është zhvilluar turneu i katërt me radhë i Alley Oop në 3×3 te meshkujt.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën.

Në turneun e zhvilluar të shtunën në Pejë, gjithsej ishin gjashtë skuadra pjesëmarrëse.

Fillimisht janë zhvilluar ndeshjet në grupe, e më pas katër skuadrat më të mira u kualifikuan në gjysmëfinale.

Pas dy ndeshjeve gjysmëfinale, në finale u kualifikuan 03 dhe Bzz. Në një sfidë interesante 03 triumfoi me shifrat 19:14.

Skuadra fituese u shpërblye me 300 Euro.

Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion.

Teilen: