• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spektakël që “paralizon” Europën, të gjithë sytë janë tek gjysmëfinalet e Championsit

28/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

WhatsApp Image 2025-04-28 at 12.21.22 (3)4 SKUADRA, 2 VENDE, 1 FINALE ËNDRRASH

LIGA E KAMPIONËVE, kompeticioni më prestigjioz i futbollit për klube, turneu madhështor që na ka mbajtur me frymën pezull dhe që, me një sezon të paharrueshëm, na tregoi edhe një herë fuqinë e përqafimit të risisë dhe ndryshimit, po shkon drejt konkretizimit të “ROAD TO MUNICH”.

Pasi u bëmë dëshmitarë teksa skuadra legjendare, të projektuara si favorite kryesore për ngritjen e trofeut, të eliminoheshin në çerekfinale ose më herët dhe skuadra surprizuese me një trajektore mbresëlënëse të vijonin ëndrrën për t’u shpallur mbretër të Evropës, ja ku mbërritëm në fazën gjysmëfinale.

WhatsApp Image 2025-04-28 at 12.21.22 (1)

Befasues si kurrë më parë, ky rrugëtim kristalizoi dy gjysmëfinale spektakolare, të cilat në fushat e blerta do të zbresin 11 lojtarë për secilin ekip, në arenat legjendare mbi 300 mijë tifozë dhe kudo në mbarë globin qindra milionë të tillë, sepse e gjithë bota e futbollit, ku jehona e fuqisë së bashkimit ushton më e fortë se kudo tjetër, të martën dhe të mërkurën, më 29 dhe 30 PRILL, do të jetë me sytë nga CHAMPIONS LEAGUE.

  • ARSENAL-PSG, E MARTË, 21:00, TS1
  • BARCELONA-INTER, E MËRKURË, 21:00, TS1

BARCELONA, INTER, ARSENAL dhe PSG do të jenë superskuadrat që do të sfidohen për dy vendet e vetme në finalen e ëndrrave të 31 MAJIT në MYNIH. Cilido të jetë rezultati i secilës prej sfidave mes tyre, e sigurt është që do të prodhojnë spektakël, pasi çdo minutë në fushën e blertë do të jetë një parantezë finaleje.

WhatsApp Image 2025-04-28 at 12.21.22 (2)

Kampionët në fuqi italianë dhe spanjollë do të matin forcat në ndjekje të fronit të Evropës. Për katalanasit, konfirmim i tripletës. Për zikaltrit lombardë, kurorëzim i një fundsezoni të komplikuar.

Ndërkohë, Londra mirëpret një superduel, 2 skuadra ku dominon loja në sulm, të gatshme për të luftuar deri në çastin e fundit, teksa shohin drejt finales së Mynihut.

Nga arenat legjendare, drejtpërdrejt në STUDIO CHAMPIONS, me Eva Muratin, Lorik Canën dhe panelin e specialistëve, për të përcjellë në kohë reale gjithçka që ndodh, nga rastet te golat, nga parashikimet te rezultatet finale.

WhatsApp Image 2025-04-28 at 12.21.22

Kjo është magjia e LIGËS SË KAMPIONËVE dhe gjysmëfinalet dhurojnë spektakël të pakrahasueshëm vetëm në shtëpinë e kampionëve, në TRING SPORT, platformën më të madhe sportive në vend.WhatsApp Image 2025-04-28 at 12.21.20

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Messi nuk planifikon rikthimin te Barcelona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.