• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Masimo Morati është plotësisht i bindur: Interit i bëri keq… “Triplete”

28/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi deri dy javë më parë ëndërronte që të fitonte tre trofetë e sezonit për të cilët ishte në garë dhe të plotësonte “Triplete” të famshme. Por në vetëm pak kohë, kjo ëndërr po kthehet në makth,

morati

Zikaltrit u turpëruan përballë Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe dolën jashtë turneut ndërsa me dy humbje radhazi në kampionat, kanë shkuar tre pikë pas Napolit, kur mbeten edhe 4 ndeshje për t’u luajtur. Sakaq, përballë në Ligën e Kampioneve kanë një kundërshtar të frikshëm si Barcelona, që mund ta kthejë “Triplete” në të famshmen “Zero Titoli”.

Interi i fundit që ia ka dalë të triumfojë në të tre këto turne njëkohësisht, ishte i ai Masimo Moratit dhe vetë ish-presidenti i zikaltërve ka komentuar sot rënien drastike që ka pësuar skuadra duke fajësuar pikërisht këtë presion që kishte për të fituar “Triplete”.

“Ditën e fitores së “Triplete” isha entuziast, pasi kisha përshtypjen që ajo ndjesi ishte ndryshe nga pritshmëria, arrite një rezultat që mendoje se do të ishte shumë më i vështirë. Por sapo fiton, duhet të mendosh për atë që vjen më pas. Të arrish të pamundurën, të heq pak nga lumturia.

Ajo që më duket e çuditshme është se flitej ende për “Triplete”, në kohën time nuk flitej kurrë për të. Vetëm pasi fituam e kuptuam që e arritëm. Nuk ishte një fiksim. Humbja në Kupën e Italisë krijoi keqardhje. Interi pësoi një konfuzion me objektivat, tani mendoj që për titull ka më shumë mundësi Napoli, gjithçka për meritë të Kontes”, tha Morati në një intervistë radiofonike.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Llapi barazon me Prishtinën, Ferizaj mposht Dritën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.