• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Llapi barazon me Prishtinën, Ferizaj mposht Dritën

28/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën, është mbyllur xhiroja e 31-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, janë zhvilluar në Podujevë dhe Ferizaj.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi ka barazuar 1:1 ndaj Prishtinës kurse Ferizaj ka triumfuar 2:1 ndaj Dritës.

Ardit Tahiri e kaloi Llapin në epërsi pasi shënoi nga penalltia në minutën e 18-të, ndërsa Prishtina barazoi me anë të sulmuesit Leotrim Kryeziu në minutën e 70-të.

Me këtë barazim, si Prishtina ashtu edhe Llapi kanë nga 40 pikë të tubuara dhe ndajnë pozitat 6-të dhe 7-të në tabelë.

Ndërkohë, Ferizaj me këtë fitore të madhe ndaj Dritës është ngjitur në pozitën e katërt në tabelë me 45 pikë të grumbulluara.

Antonio Ilieski në minutën e 48-të dhe Fatjon Jusufi në minutën e 82-të, shënuan golat për fitoren e Ferizajt kurse për Dritën realizoi Veton Tusha në minutën e 80-të.

Përkundër humbjes, Drita mbetet në krye të tabelës me 66 pikë të mbledhura, nëntë më shumë se Ballkani që zë vendin e dytë.

Next Post

Trajneri në Seria A akuzon për gjykimin: Milani nuk ka nevojë për ndihma

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.