Friday, 15. May 2026
Sport

Lufta për Champions në Serinë A, Bolonja hedh hap të gabuar dhe bën të lumtur Juventusin para përballjes direkte

GS 28/04/2025 1 Min. Lesezeit

Bolonja ka hedhur një hap të gabuar në ndeshjen e sotme në Serinë A që luante përballë Udinezes, duke mos u kthyer në vendin e katërt në renditje, që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

dfgfdgdfgdfgdfg

Në transfertën ndaj Udinezes, Bolonja u mundua të gjente rrjetën, por nuk ia arriti qëllimit, teksa goditi edhe traversën me anë të Orsolinit. Ndërkohë, në pjesën e dytë të sfidës ishte Udineze që krijoi më shumë mundësi të rrezikshme dhe i shkoi pranë fitores në këtë duel, në të cilin në fakt bardhezinjtë nuk luanin për asgjë, pasi janë në mesin e artë të klasifikimit.

Sfida u mbyll pa gola dhe si rrjedhojë, Bolonja mori vetëm një pikë, duke u ngjitur në kuotën e 61 pikëve, një më pak se Juventusi i vendit të katërt, me të cilin ka një përballje direkte në javën e ardhshëm të Serisë A.

dfgdfgfdgdfgdfgdfg

PANORAMASPORT.AL

Teilen: