• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi me mungesa para ndeshjes me Barçën

28/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter po përballet me rritjen e numrit të lojtarëve të padisponueshëm në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League.

Përveç pritjes për të pasur në dispozicion Marcus Thuram, i cili pritet të arrijë në Barcelonë, por do të vlerësohet përfundimisht nesër, trajneri Simone Inzaghi duhet të përballet edhe me mungesën e Benjamin Pavard.

Mbrojtësi francez, pas një ndrydhjeje të kyçit të këmbës të pësuar në ndeshjen ndaj Romës, është duke u trajtuar në Milano dhe do të mungojë për takimin e parë gjysmëfinal. Aktualisht, nuk ka asnjë parashikim të saktë për rikthimin e tij në ndeshjen e kthimit.

Kjo është një tjetër goditje për skuadrën zikaltër, e cila gjithsesi mund të mbështetet në rikuperimin e Denzel Dumfries. Edhe pse ende larg formës optimale, prania e holandezit i jep Inzaghi më shumë alternativa në krahun e djathtë, ku në dispozicion janë gjithashtu Bisseck dhe Darmian si zëvendësues të mundshëm për Pavard.

Next Post

Mateus nuk kursehet ndaj Rydiger: Dukej si i çmendur, ta quajë veten me fat nëse…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.