Friday, 15. May 2026
Sport

Guardiolës i kthehet buzëqeshja: Riko shumë i mençur, një tjetër finale

GS 28/04/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i gëzohet një tjetër ndeshjeje solide të skuadrës së tij, e cila i siguroi një tjetër biletë në “Uembli” për Kupën FA.

guardiola

“Ata shtynë pak më shumë në pjesën e dytë, e dinim këtë. Humbëm disa topa, lodhja ishte e pranishme. Përvoja që ne kemi, u zbeh disi. Mënyra se si topi kërcen, ishte e vështirë për ta kontrolluar nga të dyja skuadrat. Nuk mund të luhet më shpejt.

Ia dolëm mbanë dhe jam shumë i kënaqur që jemi sërish në finalen e Kupës FA. Aksioni i golit të parë ishte shumë i mirë. Riko lëviz në hapësirat e vogla si shumë pak lojtarë, është shumë i aftë në hapësira të ngushta. Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Është shumë i fortë dhe shumë i zgjuar”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: