• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Laporta mesazh Interit para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

29/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona i ka vënë syrin Ligës së Kampionëve. “Blaugranët”, që vijnë si fitues nga Kupa e Mbretit, shohin mundësinë e kompletimit të një triplete historike gjithnjë e më afër. Ka një kampionat për të përfunduar dhe një finale për të pushtuar që i ndan katalanasit nga ky qëllim.

Takimi i parë dhe themelor është të mërkurën, ndeshja e parë e gjysmëfinales kundër Interit: “Ne jemi tashmë në modalitetin e Ligës së Kampionëve . Kemi lojtarë të rinj, shumë të përgatitur dhe të stërvitur mirë. Dhe u japim atyre besim të plotë”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Joao Laporta.

Numri një i “Blaugranave” më pas iu rikthye suksesit në kupë kundër Real Madridit, duke thënë se kalimi në finalen e Ligës së Kampionëve do të ishte hap shumë i rëndësishëm për Barcelonën.

“Tani kemi një ambicie të shëndetshme për të fituar gara. Realiteti po tejkalon pritjet. Ishim plot shpresë, por falë këtyre lojtareve, Flick dhe stafit kemi shkuar më tej. Do të ishte shumë e rëndësishme që klubi të arrinte përsëri në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë ai.

Një performancë e mirë në këtë fazë do t’i garantojë Flick një vend në stolin e “Blaugranëve”.

“Ai e di që ne duam që ai të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur, se është një trajner i mirë për aftësitë e tij personale dhe sportive, për mënyrën e tij të të kuptuarit të klubit. Por ai është një trajner që preferon t’i marrë gjërat vit pas viti. Ai ka një kontratë deri në vitin 2026 dhe fusha sportive po bën atë që është e nevojshme për të planifikuar për të tashmen dhe të ardhmen e afërt”, ka thënë Laporta në fund.

Next Post

Te Mercedes të kënaqur me startin e sezonit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.