Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, beson se titulli i Premier League fituar këtë sezon është shumë më i bukur se ai i fituar nën drejtimin e Jurgen Klopp, në vitin 2020.
Salah shënoi në fitoren shkatërruese 5-1 të Liverpool ndaj Tottenham në “Anfield” për të siguruar titullin me katër ndeshje të mbetura për skuadrën e Arne Slot.
Egjiptianit iu kërkua të krahasonte titullin e këtij sezoni me atë nën drejtimin e Klopp, fituar në kohën e pandemisë.
“Ky është shumë më mirë, jam 100% i bindur për këtë“, tha Salah për “Sky Sports”.
“Të fitosh titullin pa Mane, pa Jurgen, pa Firmino dhe pa gjithë të tjerët ndihet më e veçantë. Tani kemi një grup tjetër, trajner tjetër, kështu që të jemi në gjendje ta bëjmë përsëri është diçka e veçantë”, shtoi Salah.
I pyetur nëse Slot e kishte bërë atë një lojtar më të mirë, Salah bëri shaka: “Mund t’i shihni shifrat, të paktën duket kështu”.
“Ai ishte shumë i sinqertë me mua. Slot është mjaft i ashpër, kjo duket te personaliteti i tij. Por ai na e bëri jetën më të lehtë sepse e dinte menjëherë se çfarë do të bëje, gjë që ne bëmë”, tha Salah.