• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shteti i ndalon përftimet milionëshe për klubet dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, shkak parregullsitë në Kuvend

29/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë ka filluar kriza financiare në futbollin e Kosovës shkaku i parregullsive në Kuvendin e fundit të Federatës së Futbollit, të identifikuara nga shteti.

Nga Ministria e Sportit konfirmuan në Emisionin Favorit se kërkesat e para të klubeve për të përfituar nga Ligji i Sponsorizimeve nuk janë marrë fare parasysh e as nuk do të merren në vijim derisa FFK-ja ta përsërisë Kuvendin.

Në të kundërtën, përpos humbjeve financiare milionëshe, pas qershorit FFK-së mund të mos i vazhdohet as licenca. 

Tashmë ka filluar të prodhohet krizë financiare në futbollin e Kosovës si rezultat i parregullsive në Kuvendin e Punës që Federata e Futbollit e mbajti në shkurt, të identifikuara nga Komisioni përkatës i Ministrisë së Sportit.

Kryetari i këtij Komisioni, Fidan Shatri, në emisionin “Favorit” në T7, ka konfirmuar se ky dikaster qeveritar tashmë veç ka filluar të mos ua aprovojë klubeve kërkesat e tyre të bazuara mbi Ligjin e Sponsorizimeve.

“Janë disa kërkesa të klubeve për sponsorizim, të cilat janë informuar se deri sa të rregullohet çështja e akteve të Federatës në përputhje me ligjin, nuk munden me u vlerësu”, deklaroi Shatri në Favorit.

Sipas tij, Federatës, klubeve nga të gjitha kategoritë, Lidhjeve Rajonale dhe Shoqatave të futbollit u janë ndalur të gjitha përfitimet nga Ligji i Sponsorizimeve dhe nga Memorandumet e Qeverisë për Federatat si rezultat i parregullsive të Kuvendit të 5 shkurtit.

Sipas Shatrit, në atë Kuvend të FFK-së pati parregullsi në statut, Komitet Ekzekutiv të FFK-së, harmonizim me Lidhjet Rajonale dhe ka identifikuar se në vendimmarrje kanë votuar edhe dy klube të pa licencuara.

Shatri tha se FFK-ja duhet ta përsërisë Kuvendin dhe deri sa kjo të ndodhë nuk do të mund të përfitojë asgjë.

Ligji i Sponsorizimeve konsiderohet shumë i rëndësishëm për futbollin kosovar dhe sportin në përgjithësi.

Mbi 20 milionë euro janë ndarë për sportin kosovar në vitin 2024 në bazë të marrëveshjeve të realizuara sipas këtij ligji në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Vetëm FC Prishtina e ka realizuar të hyra prej 1 milion e 113 mijë eurosh në vitin 2024.

Kurse, FFK-ja nga ky ligj i kishte përfituar 1 milion e 120 mijë euro, shkruan “Gazeta Express”.

Klubet tjera më pak, por që në total janë në pyetje miliona euro për futbollin kosovar nga ky ligj, i cili vlerësohet tashmë si jetik për futbollin.

Për arsye të njëjtë, problemet e FFK-së me ligjet e Kosovës, përfitimet nga ky ligj në futboll ishin ndalur edhe më moti nga Ministria e Sportit dhe qysh në start klubet kishin filluar të pësonin “tronditje” financiare.

Por, nëse FFK nuk e ri-mban Kuvendin, situata mund të degradojë edhe më keq.

Kjo pasi licenca aktuale që FFK-ja e ka nga shteti do të skadojë në qershor dhe ajo nuk do të mundë t’i vazhdohet nëse shtëpia e futbollit nuk i përmirëson gabimet në raport me Ligjet.

Next Post

Juventus, e ardhmja luhet e gjitha në dy javë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.