Hansi Flik ia ka dalë të kthejë Barcelonën në një superskuadër në një kohë të shkurtër jo vetëm me taktikat e tij, por edhe me rregullin e disiplinën që kërkon nga futbollistët. Diçka e vështirë me raste, duke pasur parasysh se ka nën urdhrat e tij shume futbollistë të rinj në moshë.
Dhe kjo u pa qartësisht sot, kur në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Interin, një pjesë e këtyre futbollisteve u shfaqën me vonesë, duke lënë të pakënaqur trajnerin gjerman.
Në videot e filmuara sot në fillimin e seancës stërvitore, shihet Flik i cili qartësisht i kërkon llogari grupit të lojtarëve të rinj të cilët vinin me vonesë në seancën stërvitore. Padyshim, jo mënyra më e mirë për të përgatitur një ndeshje aq delikate si ajo ndaj Interit.
🚨IMAGEN #JUGONES🚨
😡 ‘MOSQUEO’ de FLICK con algunos jugadores del BARÇA por salir tarde al entrenamiento. pic.twitter.com/coygcg6Yic
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 29, 2025
PANORAMASPORT.AL