Friday, 15. May 2026
Sport

Kvaratskhelia paralajmëron Arsenalin: Kemi një nga sulmet më të rrezikshme

GS 29/04/2025 1 Min. Lesezeit

“Kemi shumë lojtarë cilësorë në sulm, kjo na bën një prej skuadrave më të rrezikshme në botë”, thotë Khviça Kvaratshkelia përpara ndeshjes me Arsenalin.

kvaratskhelia

24-vjeçari iu bashkua Parisit nga Napoli vetëm në janar, por është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës së Enrikes. “Gjëja më e vështirë është kur ti transferohesh në mes të një sezoni. Gjithçka është sfiduese dhe të duhet kohë.

Enrike më ka ndihmuar shumë. Ai të trajton me respekt dhe është i sinqertë. Çelësi do të jetë të qëndrojmë të fokusuar në ndeshjen tonë. Mendoj se gjithçka është e mundur”, shtoi gjeorgjiani për sajtin e UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: