Friday, 15. May 2026
Sport

Parisi po avancon në Londër pas pjesës së parë

GS 29/04/2025 1 Min. Lesezeit

Paris Saint-Germaini është në epërsi ndaj Arsenalit pas 45 minutave të para në “Etihad Stadium” në Londër.

Kjo është ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve dhe të dyja skuadrat kanë treguar paraqitje të mirë gjatë pjesës së parë.

Megjithatë, PSG-ja po avancon 1:0, falë golit të shënuar me të startuar ndeshja.

Ishte sulmuesi Ousmane Dembele, ai që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes me golin e shënuar në minutën e katërt, me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë.

Skuadra e Arsenalit ka kërkuar golin e barazimit gjatë 45 minutave të para, por nuk arriti të shënoj.

Madje, Martinelli në minutën e 45-të, dështoi përballë portierit Gianluigi Donnarumma.

Pritet që edhe pjesa e dytë të jetë tejet interesante, më të dyja skuadrat që do ta kërkojnë fitoren para ndeshjes së kthimit që luhet javën e ardhshme në Paris.

Teilen: