• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

SOT, ORA 21:00/ Barcelona-Inter, sulmi atomik sfidon mbrojtjen e hekurt

30/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një makineri golash dhe një hero me doreza, që kyç portën dhe ofron siguri. Me pak fjalë, kjo është panorama e ndeshjes së sotme në mbrëmje, ku katalanasit kërkojnë që të shfrytëzojnë sulmin atomik për të kaluar në finalen e madhe dhe zikaltrit mbrojtjen e hekurt për të vazhduar ëndrrën në Europë.

bandicam 2025-04-30 08-25-35-580

Barcelona dhe Interi janë vetëm një hap larg finales së madhe, ku e provoi edhe në sezonin 2018-2019, por nuk ia doli. Vjen në këtë fazë falë potencës sulmuese. Të besuarit e Hansi Flik janë “vrastarë” dhe deri më sot kanë shënuar 37 gola, 28 në tetë ndeshjet e fazës së Ligës dhe 9 në eliminatore përballë Benfikës dhe Dortmundit.

Nga futbollistët katalanas ka shpërthyer Rafinja me një rendiment spektakolar përballë portës së rivalëve. Braziliani ka marrë pjesë në 19 gola të skuadrës. Ka shënuar 12 dhe është golashënuesi më i mirë pas Girasi me 13 të tillë. Për më tepër, Rafinja është asistuesi më i mirë, me 7 pasime kyç në këtë kompeticion.

“BUNKERI”- Përballë Barcelonës do të jetë Interi, një ekip që i ka befasuar të gjithë në këtë Champions, pavarësisht momentit negativ që po kalojnë me 3 humbje radhazi. Italianët kanë humbur vetëm 1 ndeshje dhe janë skuadra që e kanë mbajtur portën të paprekur në 8 ndeshje, përpara Arsenalit që, deri më dje, kishte 6 ndeshje pa pësuar. Deri në sfidën e kthimit kundër Bajernit në “San Siro” (2-2), të besuarit e Inzagit kishin pësuar vetëm 3 gola dhe tani kanë 5.

Është e dukshme që në fakt, në periudhën e fundit kanë humbur disi shkëlqimin në këtë aspekt dhe kanë 9 ndeshje radhazi që pësojnë të paktën një gol në të gjitha kompeticionet. Konkretisht, që nga 16 marsi kur fitoi 0-2 ndaj Atalantës. Problemet janë akumuluar në këtë repart dhe kanë sjellë 3 humbje radhazi përballë Bolonjës, Milanit dhe Romës, diçka që nuk ndodhte që nga sezoni 2019 me Spaletin në stol.

Por, pavarësisht këtyre, është e qartë që sfida në mbrëmje mes Barcelonës dhe Interit do të ketë këtë panoramë, një ekip që do të sulmojë dhe një tjetër që do të mbrohet me të gjitha forcat për të tentuar kundërsulmin. Interi duhet të reagojë, sepse kjo është ndeshja e jetës për të.

Screenshot 2025-04-30 082631 Screenshot 2025-04-30 082650

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Barcelona-Inter, formacionet e mundshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.