Friday, 15. May 2026
Sport

Vendim ekstrem, klubi i njohur gjerman del kundër Elon Musk: Ka influencë të dukshme

GS 30/04/2025 1 Min. Lesezeit

Borusia Mynçengladbah ka vendosur të largohet nga rrjeti social “X”. Shkak për këtë janë bërë përmbajtjet si dhe influenca e pronarit, Elon Musk.

bandicam 2025-04-30 09-42-12-257

Klubi gjerman mori vendimin ekstrem, pasi tregon se rrjeti social “X” bën viral përmbajtje të urrejtjes, dhunës dhe ato të rreme.

“Influenca e dukshme që pronari i platformës ka në algoritëm, shkon kundër idesë së një rrjeti social dhe ka impakt negative në përmbajtjen dhe komunikimin tonë.

Një platformë që shtyn përmbajtjet e rreme te përdoruesit, duke përfshirë urrejtjen, dhunën dhe teoritë konspirative shkon kundër vlerave dhe idesë sonë”, shkruan ndër të tjera klubi gjerman.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: