Sytë e Europës janë në Barcelonë. Sot në mbrëmje, në 21:00, do të luhet një ndeshje jetike dhe e rëndësishme për ecurinë e të dyja skuadrave, Barcelona dhe Inter. Katalanasit vijnë të karikuar, ndërsa zikaltrit duan që të ringrihen pas 3 humbjeve radhazi dhe një momenti të vështirë të sezonit.
Precedentët janë në favor të katalanasve, por në 2 sfidat e fundit Interi ka dalë i pamposhtur me ta.
* Barcelona dhe Interi janë përballur në kompeticionet europiane në 16 raste dhe skuadra spanjolle ka fituar ekzaktësisht gjysmën e këtyre sfidave, 8 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje. Megjithatë, në 2 ndeshjet e fundit nuk ia kanë dalë që të fitojnë katalanasit, por kanë arritur zikaltrit 1 fitore dhe një barazim 3-3 në fazën e grupeve në sezonin 2022-2023.
* Kjo është hera e dytë që Barcelona dhe Interi do të përballen në fazën me eliminim direkt në Champions Ligë. E fundit ka qenë në sezonin 2009- 2010, kur Interi i Zhoze Murinjos eliminoi kampionët në fuqi me një 3-2 të përgjithshëm, duke fituar 3-1 në “Meazza” dhe humbje 0-1 në Barcelonë. Por, nuk ishte e mjaftueshme që katalanasit ta përmbysnin.
* Barcelona është e pamposhtur në 6 ndeshjet e luajtura në shtëpi kundër Interit në Champions, me 5 fitore dhe një barazim. 5 fitoret shtëpiake kundër tyre përfaqësojnë ecurinë më të gjatë pozitive ndaj një rivali (5 edhe Milani), ndërsa skuadra që ka pritur më shumë rivalë në kompeticion e pamposhtur është Çelsi me 7.
* Barcelona nuk ka humbur asnjë nga 5 ndeshjet e luajtura në shtëpi në këtë sezon në Champions me 5 fitore dhe 1 barazim, duke shënuar 21 gola. Vetëm në edicionin 1999-2000 ka shënuar më shumë në shtëpi në një sezon të vetëm (29 në 8 ndeshje).
* Barcelona ka një mesatare 3.1 gola për ndeshje në Champions me Hansi Flikun në pankinë. Është rekordi më i lartë për një kombinim trajner-klub me më shumë sesa 10 ndeshje. Pas katalanasve është po Bajerni i Flikut me 3.2 gola për ndeshje.
* Interi mund të barazojë rekordin e një skuadre italiane me ndeshje pa pësuar gol në Champions (aktualisht 8), që e mban Milani në sezonin 2004-2005 dhe Juventusi në 2016-2017 me 9.
* Kjo është ndeshja e 50-të si trajner në Champions për Simone Inzagin, duke qenë trajneri i shtatë që arrin këtë ecuri. Për momentin janë 6 trajnerë spanjollë që e kanë arritur këtë shifër. Ai ka arritur të fitojë 26 ndeshje në 49 sfida, një më shumë se Lipi që ka arritur 25.
* Në pritje të ndeshjes së tij të 25-të, Rafinja ka marrë pjesë në 26 gola në Champions Ligë me 15 rrjeta dhe 11 asiste në 24 ndeshje. Vetëm 2 lojtarë në histori kanë kontribuar në më shumë gola në 25 ndeshjet e para, Haland (36) dhe Suarez (28).
* Lautaro Martinez ka shënuar gol në 5 ndeshjet e fundit në Champions me Interin. Në rast se shënon sërish, do të bëhet lojtari i dytë amerikano-jugor, që shënon në 6 ndeshje radhazi, pas Kavanit që ia ka dalë nga nëntori i vitit 2016 dhe tetori i vitit 2017.
* Anësorët e Barcelonës, Lamin Jamal dhe Rafinja, kanë shënuar më shumë gola se çdo çift tjetër në këtë sezon të Champions-it duke kombinuar mes tyre 5 (2 asiste të Jamal dhe 4 të Rafinjës). Kanë krijuar numrin më të lartë të rasteve për gol (16, nga 8 secili).
* Nikolo Barela ka një mesatare pasimesh progresive çdo 90 minuta, 7.1 më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë sezon të Champions-it. Ai është gjithashtu mesfushori me përqindjen më të lartë të pasimeve progresive në kompeticion në këtë sezon (12%).
PANORAMASPORT.AL