Friday, 15. May 2026
Sport

ZYRTARE/ E pazakontë te “Zonja”, Juventusi befason me vendimin për sulmuesin

GS 30/04/2025 1 Min. Lesezeit

Arkadius Milik ka rinovuar kontratën me Juventusin. Bardhezinjtë kanë konfirmuar vendimin e pazakontë për sulmuesin polak.

juventus

“Juventusi njofton që është arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e Arkadius Milik deri në vitin 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ky vendim është i papritur dhe pazakontë, pasi Milik nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon. 31-vjeçari ka qenë i dëmtuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe ndodhet në fazë rikuperimi.

Milik ndërkohë e kishte kontratën e mëparshme të vlefshme deri në vitin 2026.

milik

PANORAMASPORT.AL

Teilen: