Friday, 15. May 2026
Sport

Gladbachu në garë për sulmuesin Manaj

GS 30/04/2025 1 Min. Lesezeit

Borussia Moenchengladbachu po sfidon Fenerbahçen, Beshiktashin e Tranbzonsporin për shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë, Rey Manaj.

Mediumet turke kanë raportuar se Manaj pritet që këtë verë të transferohet në Gjermani, pasi skuadra e Gladbachut është gati të paguajë 4 milionë euro për kartonin e tij.

Manaj është pjesë e Sivassporit, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026 kurse këtë sezon ka treguar formë të mirë.

Në 25 ndeshje të luajtura me fanellën e Sivassporit, sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 5 asistime.

Teilen: