Lamin Jamal ishte një nga lojtarët e Barcelonës që shprehu më shumë gëzimin e tij për fitimin e Kupës së Mbretit në finalen e së shtunës së kaluar kundër Realit të Madridit. Lojtari i të rinjve të Barçës luajti si titullar dhe dha dy asiste: ai i dha pasimin final Pedrit për golin e parë të Barçës dhe Ferran Torresit për të dytin.
Por anësori katalanas ende po feston, sepse ndeshja e radhës, sonte në mbrëmje kundër Interit në gjysmëfinalen e vajtjes në Ligën e Kampioneve do të jetë e 100-ta për të me fanellën blaugrana. Ende pa mbushur moshën e pjekurisë ai ka arritur 100! Jo më kot, klubi kishte zgjedhur 17- vjeçarin për të shoqëruar trajnerin Hansi Flik në konferencën për shtyp para ndeshjen kundër Interit. Ylli i Barcelonës ka prekur mjaft tema, ku pa dyshim fokusi është finalja e Mynihut.
GJYSMËFINALJA E PARË – “Jam shumë i emocionuar, mezi pres të tregojmë se çfarë jemi të aftë të bëjmë”. AMBICIA – “Për sa kohë që fitoj, ata nuk mund të më thonë asgjë; kur të më mposhtin, mund të më thonë çfarë të duan”.
INTERI – “Ata janë një ekip shumë i fortë në mbrojtje; është arma e tyre më e mirë. Ata luajnë shumë mirë në kundërsulme. Por ne jemi të fortë dhe duhet të japim gjithçka që kemi për të kaluar në raundin tjetër. Ata po luajnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, po luajnë për të kaluar në finale dhe do të japin gjithçka që kanë. mendoj se do të jenë dy ndeshje shumë të luftuara. pastaj kanë dy lojtarë të shkëlqyer, Lautaro dhe Barela”.
TRAJEKTORJA – “Në moshën time, pak lojtarë kanë luajtur kaq shumë ndeshje për Barcelonën. Jo të gjithë e arrijnë këtë. Në moshën 17 vjeç, jo të gjithë mund të luajnë në nivelin në të cilin po luaj unë, dhe e vlerësoj këtë”.
100 NDESHJET – “Nuk kam pasur kurrë frikë. E vërteta është se jam shumë i motivuar. Frikën e kam lënë në pakun ‘Mataro’ shumë kohë më parë”. KRAHASIMI ME MESIN – “Unë nuk krahasohem me askënd, shumë më pak me Lionel Mesin. Krahasimet ua kam lënë gazetarëve. Unë përpiqem të jem vetvetja dhe të eci në rrugën time. E admiroj Leon si më i miri në histori, por nuk kam ndër mend të krahasohem me të”.
PANORAMASPORT.AL