Friday, 15. May 2026
Sport

Polaku Milik rinovon kontratën me Juventusin

GS 30/04/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Polonisë, Arkadiusz Milik edhe zyrtarisht e ka rinovuar kontratën edhe për një vit me Juventusin, ka njoftuar të mërkurën ekipi italian.

Me rinovimin e kontratës, Milik do të jetë pjesë e skuadrës nga Italia deri në verën e vitit 2027.

Milik ka qenë jashtë fushës që nga maji i vitit të kaluar dhe nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje këtë sezon për shkak të telasheve me lëndime.

31-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2022 dhe në total ka shënuar 17 gola në 75 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.

Teilen: