Friday, 15. May 2026
Sport

Hendboll, Kosova publikon listën

GS 30/04/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në hendbollm javën e ardhshme i luan dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2026.

Kosova e synon kualifikimin, që do të ishte sukses historik dhe për këtë i duhen pikët në ndeshjet me Ishujt Faroe në Prishtinë dhe me Holandën në udhëtim.

Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, të mërkurën shpalli listën e hendbollistëve në të cilët llogarit për këto dy sfida, duke u bazuar në lojtarë tashmë të konfirmuar, ndërsa emër i ri në ekipin e zgjeruar është ai i Amar Muqollit.

Hendbollisti i talentuar luan për Besa Famgasin dhe deri më tani ishte te Kosova U18. Në përfaqësuese kthehen Arbios Mushkolaj e Olsi Mulaj.

Kosova grumbullohet të dielën mbrëma në Prishtinë. Ndeshja Kosovë – Ishujt Faroe është më 8 maj nga ora 20:15, në Pallatin e Rinisë kurse ajo me Holandën, tri ditë më vonë në udhëtim.

Teilen: