• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE BARCELONA-INTER/ Katalanasit me kapiten të ri, zikaltrit humbasin Lautaron. Nis pjesa e dytë (VIDEO)

30/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampioneve dhuron një përballje spektakolare dhe shumë emocionuese mes Barcelonës dhe Interit.

bandicam 2025-04-30 20-58-45-131

Katalanasit vijnë në këtë sfidë të parë me euforinë e kryesimit në kampionat dhe triumtit në Kupën e  Mbretit përballë Real Madridit. Ndërsa nga ana tjetër, Interi nuk vjen në momentin më të mirë pasi ka pësuar tre humbje radhazi në kompeticionet ë ndryshme.

Gjithsesi, Liga e Kampioneve shpesh bën që të harrohet çdo gjë tjetër, ndaj përballja e sotme në Katalonjë pritet të dhurojë spektakël deri në sekondat e fundit.

LIVE BARCELONA-INTER 1-2
24′ Jamal, 38’ Ferran Torres / 1′ Turam, 21′ DumfriS

NGJARJET KRYESORE

57’ Jamal nga e djathta gjen hapësirë për të gjuajtur, por tentativa e tij është e lehtë dhe ndalet në duart e Zomer.

55’ Dimarko lë fushën e lojës, duke i bërë vend Karlos Augustos.

55’ Gjuajtje e Pedrit nga jashtë zonës, nuk gjen portën e skuadrës italiane. (VIDEO)

49’ Zbritje e shpejtë e Interit nga e djathta, Bisek pason në qendër dhe pastaj topi shkon te Dimarko i cili gjuan por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Arauho në vend të Gerard Martin te Barcelona dhe me Taremi në vend të Lautaro Martinez te Interi.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-2.

45’ Probleme fizike edhe për Lautaro Martinez, i cili merr ndihmën e mjekëve.

42’ Kunde nuk mund të vazhdojë më për shkak dëmtimi dhe Erik Garsia merr vendin e tij.

38’ GOOOL BARCELONA! Harkim nga e djathta në zonë, Rafinja ul topin në qendër për Ferran Torres i cili nuk e ka të vështirë të shënojë para Zomer. (VIDEO)

36’ Vazhdojnë gjuajtjet e katalanasve drejt portës, këtë herë është nga jashtë zone Olmo i cili gjen përgjigjen e Zomer. (VIDEO)

34’ Përsëri Jamal nga e djathta jep një pasim të rrezikshëm në qendër, Zomer është i vëmendshëm. (VIDEO)

30’ Jamal në të djathtën pason në qendër, Zomer me një dalje të guximshme largon sferën para portës së tij.

26’ Olmo ka mundësinë të gjuajë përballë Zomer, portieri bllokon tentativën e tij. (VIDEO)

26’ Përsëri Jamal i pandalshëm në të djathtën, gjuan në fundore në pozicion të pamundur dhe godet traversën e portës së Zomer. (VIDEO)

24’ GOOOL BARCELONA! Aksion individual i Jamal i cili nga e djathta kalon këdo që i del para dhe me të majtën e tij çon sferën ku Zomër nuk mund të arrijë. (VIDEO)

21’ GOOOL INTERI! Në zhvillimin e një goditje nga këndi, Açerbi ul topin për Dumfris i cili me një goditje spektakolare me “gërshërë” çon përsëri sferën në rrjetë. (VIDEO)

19’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Torres i cili nga e majta gjuan por sfera kalon pasqyrën e portës dhe shkon jashtë.

12’ Aksion i shpejtë i Jamal nga e djathta, pasimi i tij në qendër gjen Torres i cili gjuan por nuk gjen portën e Zomer. (VIDEO)

11’ Mkhitarjan tenton portën nga jashtë zonës, sfera devijohet nga Martinez në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

9’ Jamal rrëzohet pas një kontakti me Bastonin, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

6’ Barcelona provon me aksione radhazi nga krahët të gjejë hapësira, por zikaltrit janë kthyer me shumë forca mbrapa për të shmangur një barazim të shpejtë.

1’ GOOOL INTERI! Pasim nga e djathta e sulmit zikaltër për Turam i cili me finte mposht Sheznin dhe shënon golin e avantazhit. (VIDEO)

1’ Nis dueli i parë gjysmëfinal mes dy skuadrave në Spanjë.

FORMACIONET ZYRTARE

BARCELONA: Shezni, Kubarsí, Inigo Martinez, Kunde, Gerards Martin, De Jong, Pedri, Olmo, Rafinja, Jamal, Ferran Torres.
Trajner: Hansi Flik

INTER: Zomer, Dumfris, Açerbi, Bastoni, Dimarko, Bisek, Çalhanollu, Mkhitajan, Barela, Turam, Lautaro Martínez.
Trajner: Simone Inzagi

sdfdsfdfsfdssfdsfdfsd

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Interi befasoi Barçën, por katalunasit përmbysin epërsinë, 2:2 pas 45 minutave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.