• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

50 milionë euro në vit, Ancelotti

01/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Carlo Ancelotti është gjithnjë e më larg Kombëtares së Brazilit.

Pas disa muajsh bisedimesh dhe një marrëveshje ekonomike prej 10 milionë eurosh në vit, Federata Braziliane ka vendosur t’i ndërpresë bisedimet për shkak të qëndrimit të Real Madridit, i cili ka refuzuar të paguajë për shkëputje të kontratës për ta liruar trajnerin italian, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Ndërkohë, trajnerit italian i ka ardhur një ofertë stratosferike prej 50 milionë eurosh të pastra në vit nga Arabia Saudite, respektivisht nga Al Nassr, ku do të mundë të bëhej përsëri trajner i Cristiano Ronaldos.

“Don Carlo” në mëngjesin e sotëm është takuar me presidentin Florentino Perez në Valdebebas në tentim për ta zhbllokuar këtë situatë.

Presidenti i Real Madridit e kishte shprehur pakënaqësinë e tij në momentin kur ishin bërë publike bisedimet mes Seleçaos e Ancelottit, por tash duhet ta pranojë gjetjen e një zgjidhjeje, edhe për ta falënderuar një legjendë të klubit sic është Ancelotti, i cili ka fituar aq shumë trofe në Madrid.

Nëse dështon përfundimisht marrëveshja me Brazilin, këta të fundit do ta zgjedhin trajnerin Jorge Jesus, i cili do të largohet nga Al-Hilal pas një sezoni që mund të jetë mjaft të suksesshëm.

Next Post

Bashkimi-Peja përballen sonte për mundësinë e finales së “Play-off”-it

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.