Thursday, 14. May 2026
Sport

Bashkimi e kërkon finalen sonte

GS 01/05/2025 1 Min. Lesezeit

Superliga e basketbollit do të vazhdojë sonte me një tjetër ndeshje gjysmëfinale të “play-off”-it.

Mbrëmë Trepça e siguroi finalen pas fitores ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet për ta mbyllur serinë gjysmëfinale 3-1 me ndeshje.

Ndërkaq, sonte do të zhvillohet një tjetër takim i zjarrtë..

Peja dhe Bashkimi do ta luajnë ndeshjen e katërt gjysmëfinale, ndërsa për momentin prizrenasit janë në avantazh prej 2-1 me ndeshje.

Kështu, ekipi Portokalli do ta synojë fitoren për t’u kualifikuar në finale, ndërsa pejanët që ta barazojnë serinë në 2:2, në mënyrë që finalisti të përcaktohet në sfidën e pestë.

Portokallezinjtë e fituan ndeshjen e parë me rezultat bindës, 81:61 dhe të tretën 84:78 pas vazhdimeve, kurse pejanët e fituan ndeshjen e dytë 84:79. 

Gjysmëfinalja e “play-off”-it në Superligë

Sonte

19:00 Peja – Bashkimi

Teilen: