Thursday, 14. May 2026
Sport

Është kthyer në pikë referimi, Turam po bën më mirë se Pogba

GS 01/05/2025 2 Min. Lesezeit

Në sezonin e tij të parë në Serinë A, Kefren Turam ka treguar se është një lojtar që ka shumë për të ofruar, duke u bërë menjëherë një element kyç në projektin e Juventusit.

turam

Pas një fillimi të shpejtë dhe të fuqishëm, mesfushori francez ka dhënë një ndikim të jashtëzakonshëm në fushë, duke treguar numra që nuk i ka arritur asnjë mesfushor i Juventusit në historinë e vonë të klubit, duke lënë pas emra të mëdhenj si Kedira, Rabio, Markizio dhe Matuidi. Edhe Pol Pogba, idhulli i tij, nuk ka arritur të arrijë nivelet e performancës që Turam ka pasqyruar deri tani.

Kur Juventusi e mori nga Nisa për 20.6 milionë euro në gusht, shumë e shihnin si një lojtar që do të kërkonte kohë për t’u përshtatur dhe mund të kishte një sezon të vështirë. Por, përkundër parashikimeve, ky skenar është shpërbërë shpejt nga ligji i fushës.

Tudor, që e ka përzgjedhur atë që në stërvitjen e parë si një nga titullarët e ekipit, ka pasur besim të plotë tek ai, duke e luajtur në çdo ndeshje të rëndësishme. Madje, edhe kur ishte i dëmtuar, si në ndeshjen e fituar ndaj Leçes, ai nuk hezitoi ta hedhë në fushë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: