Karlo Ançeloti është shndërruar nga trajneri i ardhshëm i Brazilit, në një moment shumë afër transferimit në Arabinë Saudite.
Sipas disa mediave, thuhet se Al Hilal i ka bërë trajnerit të Realit të Madridit një ofertë prej 50 milionë eurosh në sezon. Prej kohësh është folur për një ofertë nga Arabia Saudite për Ançelotin për 20 milionë euro, një shifër që thuhet se është rritur ndjeshëm.
Al Hilal është një nga klubet më të mëdha në Arabinë Saudite dhe trajneri i saj është Zhorge Zhezus, i cili aktualisht është kandidati kryesor për t’u bërë trajner i kombëtares braziliane pas “jo”-së së Ançelotit. Në dhjetor 2023, Ançeloti u pyet për mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite, pas vendimit të Rahm për të kaluar nga PGA Tour në Arabinë Saudite për mbi 500 milionë dollarë.
“Do të shkoja në këmbë për 500 milionë euro, nuk kam nevojë për fluturim. Do të shkoja në këmbë… Po bëj shaka, të gjithë zgjedhin çfarë të duan. Bota po ndryshon dhe do të ndryshojë. Nuk më habit askush. Rahm është shumë i mirë. Nuk di shumë për golfin, por mendoj se ai është më i miri nga të gjithë”, tha Ançeloti.
PANORAMASPORT.AL