Thursday, 14. May 2026
Sport

Tensione në Pejë, ndërpritet ndeshja Peja-Bashkimi

GS 01/05/2025 1 Min. Lesezeit

Është tensionuar ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, që është e katërta e serisë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Në çerekun e katërt ka pasur fërkime mes tifozëve të vendosur në parket dhe lojtarëve të Bashkimit. 

Ndeshja aktualisht është e ndërprerë. 

Një tifoz e goditi me top Jay McKinnisin e Bashkimit. McKinnis u afrua te tifozët dhe njëri shihet duke e shtyrë në trup.

Lojtarët e Bashkimit janë larguar në zhveshtore.

Teilen: