• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flamengo kërkon kampionin e Europës në botërorin e klubeve

02/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra braziliane e Flamengo mbetet në diskutime me përfaqësuesit e mesfushorit italian Jorginho për një transferim të lirë këtë verë. Kontrata e tij me Arsenal skadon në fund të kësaj vere.

Klubi shpreson të nënshkruajë mesfushorin në kohë për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube në qershor, lajm që konfirmohet nga drejtorit sportiv Jose Boto.

“Nëse Jorginho vjen, do të jetë pas përfundimit të sezonit në Evropë.

Shpresoj që gjithçka te kryhet në kohë për Kupën e Botës për klube“, tha Boto për mediat vendase.

Kjo do të kërkonte një marrëveshje midis klubeve gjatë ditëve të fundit të kontratës së tij me Arsenalin, e cila skadon më 30 qershor. Jorginho u shpall kampion i Europës me Italinë pak vite më parë.

Jorginho do të kishte një pushim prej vetëm 17 ditësh nëse Arsenal arrin në finalen e Champions League më 31 maj. Ndërsa Flamengo që do të përballet me ES Tunis më 17 qershor.

Jorginho ka bërë 26 paraqitje për Arsenal këtë sezon, por humbi ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit, përfshirë humbjen 0-1 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG, në ndeshjen e parë.

Next Post

Çfarë thotë Gjilani për Bilallin?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.