• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rekord nga Manaj që “masakrohet”, 72 faulle ndaj sulmuesit të Kombëtares në Turqi

02/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një sezon ku konkurrenca në Superligën turke është e ashpër, Rei Manaj ka dalë si një nga lojtarët më të dalluar, duke arritur një rekord të veçantë. Ai është sulmuesi, ndaj të cilit janë shkaktuar më shumë faulle deri tani në kampionat, duke kaluar edhe emra si Gedson Fernandes apo Silva i Beshiktashit dhe Fred i Fenerbahçes.

manaj

Në 25 ndeshje të luajtura, Manaj e sheh veten në krye të tablelës duke fituar 72 faulla gjithsej dhe bashkë me 11 golat e tij këtë sezon, po e bën atë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Superligës.

LOJA AGRESIVE- Manaj ka zhvilluar një stil loje të veçantë, që e ka bërë të vështirë për mbrojtësit e Superligës të ndalojnë sulmet e tij. Ky stil është ndihmuar nga një energji e madhe dhe aftësinë për të krijuar situata presioni, që shpesh përfundojnë me faulle kundër tij.

Ky është një element që e bën Manaj të dalë në pah: ai është një lojtar që është gjithmonë në lëvizje, i gatshëm të shfrytëzojë çdo mundësi për të krijuar rrezik për mbrojtësit kundërshtarë. Për këtë arsye, ai ka fituar një numër të jashtëzakonshëm faullesh në çdo ndeshje.

Ky rekord i faulleve të fituara ka një rëndësi të madhe, pasi ai kontribuon jo vetëm në stilin e tij të lojës, por edhe në mënyrën si ai ndihmon skuadrën e tij, Sivaspor, për të fituar mundësi të mira për të realizuar gola. Sulmuesit që fitojnë faulle shpesh janë ata që lëvizin vazhdimisht dhe krijojnë mundësi.

E ARDHMJA- Edhe pse nuk ka shumë që ka rinovuar me Sivasporin, Manaj do të jetë një emër i kërkuar në merkaton e verës, pasi disa klube turke kanë kërkuar edhe më herët shërbimet e tij, por mundësitë qëndrojnë edhe për jashtë Turqisë. Gjithçka do të varet edhe nga shifra që do të ofrohet në arkat e klubit turk, që këtë sezon është në luftë për mbijetesë.

KOMBËTARJA- Në fundin e muajit maj do të nisë edhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e fillimqershorit, ku përballë do të jetë Serbia dhe Letonia. Manaj është një nga ata sulmues që Silvinjo është mbështetur shpesh dhe një nga kandidatët më seriozë për të udhëhequr sulmin e Shqipërisë.

Screenshot 2025-05-02 171928

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Formati i Superkupës së Italisë, federata zyrtarizon vendimin për sezonin e ardhshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.