Lautaro Martinez u dëmtua në ndeshjen e Champions, që Inter luajti me Barcelonën. Sulmuesi argjentinasi mbeti në dhomat e zhveshjes, pas problemeve fizike që shfaqi në pjesën e parë.
Klubi zikaltër ka postuar sot një deklaratë, pas testeve mjekësore. “Sulmuesi argjentinas ka një tendosje në kofshën e majtë. Gjendja e sulmuesit zikaltër do të vlerësohet ditë pas dite”, shkruhet ndër të tjera nga klubi i Interit.
Në Itali janë thuajse të sigurt, që është i pamundur rikuperimi për ndeshjen e kthimit në Champions. Interi do të presë Barcelonën më 6 maj.
Një mundësi e vogël ekziston që Lautaro Martinez të qëndrojë i gatshëm në stol. Kapiteni ka udhëhequr Interin deri tani, teksa transferta me Barçën u mbyll me barazim 3-3.
PANORAMASPORT.AL