• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistika/ Barcelona në kërkim të rekordit të paarritshëm

03/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse golat janë erëza e futbollit, sezoni 2011-12 i Barcelonës ishte një spektakël: ata shënuan 190 gola në gjashtë garat zyrtare në të cilat morën pjesë.barcelonaLeo Mesi ishte sigurisht lideri me 73 gola. Ai u pasua nga Çesk Fabregas (15), Aleksis Sançez dhe Ksavi Hernández (të dy me nga 14) nga një skuadër në të cilën shënuan jo më pak se 21 lojtarë. Numra rekordesh. Sidomos në La Liga, ku Barça shënoi gjithsej 114 gola, me paraqitje të tilla si fitorja 8-0 ndaj Osasunës dhe fitorja 1-7 ndaj Rajo Vajekanos. Ajo skuadër dështoi të shënonte vetëm në tre nga 38 ndeshjet e sezonit në La Liga. Megjithatë, statistika kaq të shkëlqyera nuk ishin të mjaftueshme për të fituar titullin, i cili i shkoi Realit të Madridit. Në fakt, atë sezon, Barça e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi “vetëm” Kupën e Mbretit, dy Superkupat dhe Kupën e Botës për Klube… Lionel Mesi me 50 gola u shpall golashënuesi më i mirë në La Liga, duke tejkaluar rekordin që mbahej nga Kristiano Ronaldon (46). Nga 192 golat e atij sezoni, 16 u shënuan me penallti nga Mesi (13), Pedro Rodrigez (2) dhe Tiago Alkantara (1). Pesë lojtarë kundërshtarë kontribuan në statistikat e skuadrës blaugrana me autogolat e tyre.

Në sezonin 2011-12, Barça luajti gjithsej 64 ndeshje zyrtare: 38 në La Liga, 12 në Ligën e Kampionëve, 9 në Kupën e Mbretit, 2 në Superkupën e Spanjës, 2 në Kupën e Botës për Klube dhe 1 në Superkupën e Evropës. Mesatarja ishte, pra, praktikisht 3 gola për ndeshje.

Sezoni aktual nën drejtimin e Hansi Flik është një nga ato sezone ku ecuria ka qenë vërtet për rëkord. Edhe pse nuk ka në përbërje një lojtar si Mesi, Barcelona ka gjeur një shpërndarje më të rregullt të golave dhe aktualisht numëron 158 gola të shënuar në të gjithë kompeticionet. Levandovski me 40 gola dhe Rafinja me 30 gola në të gjithë kompeticionet udhëheqin skuadrën blaugrana, teksa me dy shifra janë dhe 3 lojtarë të tjerë: Ferran Torres me 19 gola, Lamin Jamal me 15 gola dhe Dani Olmo me 10 rrjeta. Një potencial i jashtëzakonshëm, por ende larg rekordit të skuadrës së Mesit në fushë dhe Guardiolës në stol.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Misioni “titull”, Konte: Nuk i bëj kot komplimente Interit, po e përfaqësojnë Italinë ashtu siç duhet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.