Thursday, 14. May 2026
Sport

Dueli që mund të nisë arratinë drejt titullit luhet pa kuqezinjtë titullarë, publikohen formacionet zyrtare të Leçe-Napoli

GS 03/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e sotme e Serisë A mes Leçes dhe Napolit është shumë interesante pasi mund të ketë pasoja për të dy krahët e klasifikimit.

sdasdsasasdsad

Leçe lufton për mbijetesë dhe i duhet medoemos një rezultat pozitiv në këtë sfidë për të qëndruar jashtë zonës së ftohtë. Në radhët e kësaj skuadre, trajneri Xhampaolo ka zgjedhur që si Ramadani, ashtu edhe Berisha, ta nisin ndeshjen nga stoli.

Ndërkohë, Napolit i duhet fitorja për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit dhe për të vazhduar shkëputjen nga Interi, që ndjek hap pas hapi.

FORMACIONET ZYRTARE

Leçe: Falkone; Guilbert, Gaspar, Baskiroto, Galo, Pieret, Kaba, Pieroti, Kulibali, Karlson, Kristoviç
Trajner: M. Xhampaolo

Napoli: Meret, Di Lorenco, Rrahmani, Olivera, Spinacola, Politano, Anguisa, Lobotka, MekTominej, Raspadori, Lukaku
Trajner: A. Konte

PANORAMASPORT.AL

Teilen: