Thursday, 14. May 2026
Sport

Prishtina – Ballkani, publikohen përbërjet startuese të derbit të mbrëmjes

GS 03/05/2025 1 Min. Lesezeit

Derbi i javës së 32-të i Superligës në futboll, zhvillohet sonte nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”.

Prishtina e vendit të 7-të e pret Ballkanin e vendit të dytë.

Për bardhekaltrit kjo është një ndeshje e rëndësisë së madhe për t’i ikur zonës aë barazhit, derisa mysafirët nga Suhareka synojnë t’i afrohen sa më shumë Dritës lidere.

Arsim Thaqi trajner i Prishtinës dhe Orges Shehi i Ballkanit, kanë zgjedhur 11 lojtarët me të cilët do të nisin përballjen e madhe të ditës me pak ndryshime e befasi.

Teilen: