Interi luan sot një ndeshje në Serinë A të cilën nuk mund ta humbasë, pasi përndryshe ëndrrat e titullit kampion praktikisht do të shuheshin përfundimit.
Por zikaltrit njëkohësisht po luftojnë në Ligën e Kampioneve ndaj trajneri Inzagi ka bërë një rotacion të gjerë nga porta në sulm me futbollistët e “linjave të dyta” që luajnë nga minuta e parë. Kështu, Asllani e nis si titullar këtë duel, që është shumë delikat dhe ku zikaltërve nuk u lejohet kurrsesi një hap fals.
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Martinez; Bisek, De Vraj, Karlos Augusto; Darmian, Fratezi, Asllani, Zielinski, Zalevski; Korrea, Arnautoviç.
VERONA (3-5-1-1): Montipo; Daniliuc, Valentini, Frese; Tçatçua, Serdar, Niase, Duda, Bradariç; Suslov; Sarr.
PANORAMASPORT.AL