Thursday, 14. May 2026
Sport

Korenica shënon sërish për Cluj, goli i nëntë sezonal

GS 03/05/2025 1 Min. Lesezeit

Meriton Korenica realizon për ndeshjen e dytë rresht, kësaj radhe ndaj Universitatea Cluj

Cluji po luan në shtëpi ndaj Universitatea Cluj në kuadër të fazës ‘Championship Group’.

Gjiganti rumun po avancon me rezultat 1-0 pas 45 minutave të para të takimit.

Autor i këtij goli ishte reprezentuesi kosovar Meriton Korenica, i cili në minutën e 35-të realizoi për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.

Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi për Korenicën që e gjen rrugën e rrjetës, pasi javën e kaluar kishte shënuar ndaj Dinamo Bukureshtit.

Korenica deri më tani numëron nëntë gola të shënuar, teksa ka edhe gjashtë asistime.

Teilen: