Altin Kryeziu po kalon një formë të jashtëzakonshme në kampionatin elitar të Uzbekistanit, ku po shkëlqen me fanelLën e skuadrës FK Andijan. Ish-mesfushori i Laçit, gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme në duelin ndaj OKMK, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 4 me 3.
23-vjeçari shqiptar i Kosovës, realizoi një gol fantastik nga jashtë zonës, në minutën e 39-të, duke përmbysur përkohësisht shifrat në 1 me 2. Ky ishte goli i parë në 8 ndeshje për Kryeziun, që ka dhënë gjithashtu edhe 3 asiste.
Mesfushori, u transferua nga skuadra e Laçit, te uzbekistanasit e Andijan, në datën 11 shkurt të këtij viti, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e klubeve prestigjioze Europiane si Torino dhe Maribor.
Në vetëm 8 ndeshje të luajtura deri tani me skuadrën e tij të re, Kryeziu është zgjedhur 3 herë në formacionin më të mirë të javës në Uzbekistan.
SHIKONI SUPERGOLIN E SHËNUAR NGA KRYEZIU DITËN E SOTME: VIDEO
PANORAMASPORT.AL