Thursday, 14. May 2026
Sport

Prishtina triumfon dhe i ikën zonës së barazhit

GS 03/05/2025 1 Min. Lesezeit

Me një gol të Leutrim Kryeziut në minutat e fundit të ndeshjes, Prishtina fitoi derbin me Ballkanin, për t’i ikur zonës së barazhit.

Në duelin e zhvilluar nën dritat e reklektorëve në “Fadil Vokrri”, Prishtinës i mjaftoi goli i Kryeziut në minutën e 86-të për tri pikët e radhës që e ngjitin atë në pozitën e gjashtë me 43 pikë.

Humbja e Ballkanit nuk e rrezikon pozitën e dytë, por që i mundëson Dritës të shpallet kampione të dielën, në rast se e mposht Llapin, në Gjilan.

Drita ka 66 pikë, dhe mund të ketë edhe tri më shumë te dielën, përderisa Ballkani ka 57.

Teilen: