Kristjan Asllani i ka dhënë fitoren sot me golin e tij Interit, duke mbajtur zikaltrit ende në garën për titullin kampion në Serinë A.
Fitorja e Napolit ndaj Lecces bënte të detyrueshme edhe atë të Interit, pasi përndryshe gara për titullin mund të cilësohej e mbyllur që sot. Dhe në ndeshjen e luajtur në “San Siro” ndaj Veronës, mesfushori kuqezi i rreshtuar mes titullarëve, ishte ai i cili rezultoi vendimtar.
Pas një penalltie të akorduar me VAR që në minutat e parë të duelit, Asllani u ngarkua me gjuajtjen nga pika e bardhë. Mesfushori u tregua i akullt duke gënjyer portierin dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës zikaltër, e cila kishte bërë rotacion masiv për këtë ndeshje duke menduar për Ligën e Kampioneve.
Më pas Interi administroi mirë deri në fund rezultatin, duke siguruar me sforcon minimale tre pikë që e mbajnë në ndjekje të Napolit, duke shpresuar te hapi i gabuar i këtij të fundit në javët e mbetura.
INTER 1-0 VERONA
9′(p) Asllani
Goli i Asllanit: (VIDEO)
Penalltia e fituar pas rishikimit me VAR: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Martinez; Bisek, De Vraj, Karlos Augusto; Darmian, Fratezi, Asllani, Zielinski, Zalevski; Korrea, Arnautoviç.
VERONA (3-5-1-1): Montipo; Daniliuc, Valentini, Frese; Tçatçua, Serdar, Niase, Duda, Bradariç; Suslov; Sarr.
PANORAMASPORT.AL