• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk po luan më në formacion, ja pse Malik Çau po “ngroh” stolin te Milani

04/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani i Serxho Konseisaos është duke përjetuar një transformim të dukshëm taktik dhe emocional, falë një zgjedhjeje që për shumë vite ka qenë e huaj për kulturën kuqezi, mbrojtja me tre.cauPas një sezoni të trazuar dhe me shumë pasiguri në prapavijë, skuadra duket se ka gjetur më në fund një identitet të ri, që po i jep stabilitet dhe rezultate të prekshme. Nga 5 prilli deri më 5 maj, Milani ka pësuar vetëm një gol, ai i Ederson në humbjen 0-1 ndaj Atalantës. Një ndryshim i jashtëzakonshëm për një ekip që në të kaluarën ka pësuar dy gola në pesë minuta (si në rastin Lacio-Milan, 2-2).

Sekreti? Kalimi në një formacion 3-4-3, i testuar për herë të parë në mbrëmjen e Udines dhe i konfirmuar që atëherë si zgjidhja më e qëndrueshme. Me Majk Menja të palëkundur mes shtyllave, mbrojtja është ndërtuar rreth Tomorit, Pavloviçit dhe Mateo Gabias, me këtë të fundit që ka përfituar nga skema e re për të fituar besimin e trajnerit dhe për të lënë pas Malik Çaun. Paradoksalisht, Çau, një nga lojtarët më të përdorur në sezon, tani e sheh veten jashtë rotacionit, pikërisht kur në fushë luajnë tre mbrojtës. Statistikat tregojnë se ai kishte formuar një dyshe të qëndrueshme me Gabian, por zgjedhjet e Konseisaos janë të qarta. Kërkon mbrojtës të shpejtë, agresivë dhe të aftë për të mbështetur fazën e daljes me topin.

Zgjedhjet e portugezit janë po ashtu një dritare për të ardhmen. Jo vetëm që mbrojtja me tre do të vijojë të përdoret të paktën deri në finalen e Kupës së Italisë më 14 maj kundër Bolonjës, por pritet të ndikojë edhe në ndërtimin e Milanit për sezonin 2025-2026. Nëse në pankinë do të mbërrijë një teknik me filozofi fleksibël, si vetë Konseisao, skema mund të bëhet bazë për projektin e ri. Por, nëse drejtimin e merr dikush si Sarri, linja me tre mund të mbetet një eksperiment i përkohshëm.

Megjithatë, për momentin ajo që është e sigurt është se që kur Milani ka kaluar në mbrojtjen me tre, Malik Çau nuk është më një pikë referimi për prapavijën kuqezi. Ai ka humbur shumë vende në hierarkinë e mbrojtësave të tjerë që preferohen më shumë nga Konseisao. Kjo gjë mund të vijë edhe me zgjedhje të tjera të Çaut, që mund të mendoj edhe largimin nga Milani.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Finalja e parë zhvillohet në Prizren, Bashkimi nikoqir i Trepçës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.